- Reklama -

Murati: Deputetët e opozitës janë kundër faljes së 100 eurove të tatimit në pronë

Pas rritjes së faturave të tatimit në pronë, ministri i Financave Hekuran Murati, ka propozuar që të gjithë tatimpaguesve t’u falen deri në 100 euro, por që sipas tij kjo nuk është pranuar nga deputetët e opozitës.

Ministri nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se sapo përfundoi raportimin në Komisionin Parlamentar për Buxhet, në lidhje më çështjen e faturave të tatimit në pronë.

- Reklama -

“Me qëllim të lehtësimit të barrës së qytetarëve, dhashë propozimin konkret që të gjithë tatimpaguesve t’u falen deri në 100 euro nga vlera e tatimit në pronë për këtë vit”, tha Murati.

Më tej ai ka shkruar se kjo do të mundësohej në kuadër të një ligji të ri të cilin do ta procedojnë shumë shpejt në Kuvend për miratim.

“Mirëpo, deputetët e opozitës ishin kundër këtij propozimi, përkundër faktit se deri sot kanë kërkuar veprim konkret që të lehtësohet barra e qytetarëve”, tha ministri i Financave.

Murati më tej shtoi se kjo dëshmon edhe njëherë që kur bëhet fjalë për interesat e qytetarëve, për opozitën, veprat dallojnë nga fjalët.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort