Home LAJME Presidentja Osmani do të takohet me Papa Françeskun në Vatikan

Presidentja Osmani do të takohet me Papa Françeskun në Vatikan

0
Presidentja Osmani do të takohet me Papa Françeskun në Vatikan

Presidentja Osmani, së bashku me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriu dhe Zëvendëskryeministren Donika Gërvalla do të pritet në audiencë nga Papa Françesku.

Presidentja do të ketë takim edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin si dhe do të realizohen edhe një sërë takimesh e aktivitete të tjera.

“Gjatë qëndrimit në Romë, Presidentja Osmani do të pritet edhe nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, me të cilin do të diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit bilateral si dhe rritjen e koordinimit për tejkalimin e sfidave aktuale të sigurisë në rajon dhe përtej”, njofton presidenca e Kosovës./RTKlive/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here