Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka thënë se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ardhja e Albin Kurtit në krye të Qeverisë është e pashmangshme dhe e domosdoshme.
“Sot, mbajtëm takim me strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, ku aktivistët dhe anëtarët shprehen një gatishmëri të jashtëzakonshme për t’u përgatitur fuqishëm për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 14 shkurt”.
“Së bashku u dakorduam që të mobilizohemi në çdo fshat e çdo lagje, në mënyrë që në zgjedhje të arrijmë fitore më të lartë se 65% të votave në Mitrovicë”.
“Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ardhja e Albin Kurtit në krye të Qeverisë është e pashmangshme dhe e domosdoshme”.