Rrëzohet helikopteri, vdes ministri i Brendshëm i Ukrainës

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrsky, vdiq mëngjesin e së mërkurës pas rrëzimit të një helikopteri në rajonin e Kievit, shkruan BBC. Në bord ishin tetë persona dhe tetë të tjerë, përfshirë dy fëmijë, vdiqën pasi rrëzimi i helikopterit shkaktoi shpërthim të madh.

Helikopteri u rrëzua pranë godinës së një kopshti në Brovary të Kievit.

Sipas raportimeve, në helikopter ndodhej zëvendësi i Monastyrskyt, Jevgen Jenin dhe sekretari i shtetit. Sipas informacioneve të disponueshme aktualisht, 16 persona raportohen të vdekur deri tani. Dhjetë të tjerë po marrin trajtim në spital.

Guvernatori i Kievit, Oleksiy Kuleba, shkroi në Telegram se helikopteri ra pranë një kopshti dhe një ndërtese banimi dhe se në momentin e tragjedisë, në kopsht kishte fëmijë dhe personel të institucionit.

“Në këtë moment të gjithë janë evakuuar. Ka viktima. Shërbimet e urgjencës, policia dhe zjarrfikësit janë në terren”, ka thënë Kuleba.

Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Proton Cable Prizreni mposhtet me rezultat të thellë nga Peja

Të dielen në “Sezai Surroi”, KB Proton Cable Prizreni...

Osmani uron Milanoviqin për rizgjedhjen president i Kroacisë: Do të forcojmë partneritetin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Zoran Milanoviqin...

Ndërron jetë afaristi dhe humanisti Haxhi Kemajl Jonuzi

Ka ndërruar jetë në moshën 73 vjçare afaristi dhe...

Kurti premton mbështetje ndaj grave: Do ta shtojmë aktivitetin ekonomik

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin...

O’Brien: Kosova dhe Serbia të bëjnë lëvizje për hir të integrimit të tyre evropian

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort