Nesër do të mbahet konferenca për përgatitjen e gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke filluar nga ora 09:30, por që do të transmetohet me 45 minuta vonesë.
Sipas njoftimit të gjykatës, aty do të diskutohet lidhur me gatishmërinë e palëve që gjykimi të fillojë më 1 mars 2023 dhe çështje të tjera procedurale.
Gjithashtu paneli i Gjykatës së Apelit e ka caktuar shpalljen e aktgjykimit në çështjen e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, për datën 2 shkurt. Kjo u bë e ditur përmes njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovë.