Banorët e fshatit Zojz të Prizrenit, gjatë ditës së sotme janë shqetësuar, pasi që sërish kanë probleme me vërshimet si pasojë e të reshurave të shiut.
Ata na kanë dërguar edhe xhirime në të cilat shihet se uji ka vërshuar në pronat e tyre, dhe thonë se askush nga institucionet deri më tani nuk ka bërë asgjë në evitimin e problemeve të këtilla që disa kohë, shkruan TV Prizreni.
Sipas tyre, gjendja paraqitet e rënduar dhe në rast se të reshurat e shiut vijojnë, ata do të përballen me vështirësi edhe më të theksuara se vitin e kaluar kur iu shkaktuan dëme të shumta nga vërshimet./tvprizreni.net/