Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar sot për rastin e foshnjës së vdekur, që dyshohet se është futur në rrobalarëse në Spitalin e Pejës
Ai ka kërkuar nga kryeministri Kurti emërimin e shpejtë të ministrit të Shëndetësisë.
“Edhe çka tjetër duhet me ndodhë në Kosovë, që kjo Qeveri me marrë seriozisht shëndetësinë? Ku është ministri? Ku është drejtori i SHSKUK-së? Pse është tentuar që të fshihet ky rast?”, ka shkruar Krasniqi në Facebook .
Krasniqi ka përmendur më tej rastin e vrasjes së shtatzënës në Gjinekologji.
“A i ka mbetur fije morali ndokujt në këtë Qeveri, apo të gjithë shikojnë vetëm postet dhe privilegjet personale?”, ka pyetur tutja Krasniqi.Caktojeni atë ministër sa më shpejtë, Kryeministër e dilni zot pacientëve. Krimi ta ka kapluar sektorin. I shokuar!”, ka shkruar tutje Krasniqi.
Një rast i rëndë ka ndodhur gjatë javës së kaluar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, kur një foshnje e lindur pa shenja jete dyshohet se është futur në rrobalarëse e mbështjellë me çarçafë nga personeli mjekësor.
Lajmin për foshnjën e vdekur e ka konfirmuar për RTK-në, kryeprokurori i Prokurorisë në Pejë, Agim Kurmehaj, i cili ka thënë se kanë ndërmarrë veprimet e duhura për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.