Home PRIZRENI ME RAJON Totaj ngushëllon familjen e inxhinierit të shquar prizrenas, Galip Hoda

Totaj ngushëllon familjen e inxhinierit të shquar prizrenas, Galip Hoda

0
Totaj ngushëllon familjen e inxhinierit të shquar prizrenas, Galip Hoda

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ngushëlluar anëtarët e familjes Hoda, pas vdekjes së familjarit të tyre, Galip Hoda.

Postimi i plotë:

Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e inxhinierit të shquar prizrenas, Galip Hoda.
Gjatë veprimtarisë së tij profesionale, z. Hoda ishte pjesëmarrës i shumë projekteve të rëndësishme në Kosovë, siç është projekti i Liqenit të Radoniqit, ai i Hidrocentralit të Fierzës dhe projekte të tjera.

Galip Hoda ka qenë Drejtor i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, ishte edhe aktivist në sport, ku shërbeu si sekretar gjeneral dhe anëtar i Klubit të Futbollit “Liria”.
z. Hoda do t’i mungoj qytetit, ne dhe familjes.

Emri dhe angazhimet e tij publike do të jetojnë gjatë në kujtesën tonë.
Në emrin tim dhe të Komunës së Prizrenit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit dhe të afërmit e miqtë e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here