- Reklama -

Sa kosovarë e duan shtetësinë shqiptare?

Pak ditë më parë, këngëtarja me prejardhje nga Kosova, e famshme botërisht, Dua Lipa – ka marrë nënshtetësinë shqiptare.

Ajo u nderua nga krerët e shtetit shqiptar pak ditë para 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, dhe u betua si qytetare e re e vendit para kryebashkiakut Erion Veliaj.

- Reklama -

Dua tash pos që është shtetase e Britanisë së Madhe, disponon edhe atë të Shqipërisë, por jo edhe të Kosovës. Kështu të paktën tregoi ajo gjatë konferencës së mbajtur para koncertit të madh në sheshin Skënderbej në Tiranë.

Megjithatë, Klankosova.tv, u interesua dhe pyeti Ministrinë e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, për numrin e kosovarëve që kanë aplikuar për nënshtetësi shqiptare.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, thuhet se 1 mijë e 906 shtetas kosovarë kanë aplikuar këtë vit për fitim të shtetësisë shqiptare.

“Sa i takon numrit të shtetasve kosovarë që kanë aplikuar për fitim të shtetësisë shqiptarë në vitin 2022 është 1906 shtetas”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie, njofton Klankosova.tv.

Pra, 1906 shtetas nga Kosova kanë kërkuar të pajisen me pasaporta shqiptare, me të cilën mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen, pasi me atë të vendit tonë është e pamundur, por jo edhe gjatë.

Sot, ambasadorët e BE-së i kanë dhënë dritën jeshile për ta çuar përpara procesin e liberalizimin të vizave për Kosovën.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes sot në qytetin e Prizrenit

KRU "Hidroregjioni Jugor" ka njoftuar se me rastin e...

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren hyn në fazën e funksionalizimit, data e hapjes caktohet pas zgjedhjeve

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren së shpejti pritet...

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, IHMK: Kufizoni daljet gjatë mjegullës, pritet të bjerë cilësia e ajrit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës...

Plagosen dy persona në parkingun e një pike shitje të derivateve tek Tranziti i ri në Prizren

Dy persona janë plagosur sot në Prizren nga arma...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort