25 nëntori është Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e dhunës ndaj grave – një ndër dukuritë më negative edhe në shoqërinë tonë, ndaj duhet të kemi qasje serioze në luftimin dhe parandalimin e saj.
Shteti ka përgjegjësi për ta mbrojtur popullsinë e vet nga shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ka detyrim për t’i ndihmuar viktimat e dhunës në familje, të sigurojë që ata të trajtohen me dinjitet, kujdes dhe respekt nga institucionet dhe individëve që e përfaqësojnë shtetin.
Çdo institucion ka përgjegjësi për t’i ndihmuar viktimat e dhunës në familje përmes trajtimit dhe parandalimit të kësaj dukurie.
Ndër instrumentet kryesore për luftimin e këtij fenomeni padyshim është Konventa e Stambollit që është instrumenti i parë në Evropë, që përbën detyrim ligjor dhe traktati më i gjerë ndërkombëtar që krijon një kuadër ligjor gjithëpërfshirës për trajtimin e kësaj shkeljeje të të drejtave të njeriut.
Konventa parashikon dhe kërkon nga Shtetet Palë që t’i ndjekin penalisht ose t’i dënojnë format e ndryshme të dhunës në përgjithësi.
❌ Ë!