Agjencia e Antidrogës në Shtetet e Bashkuara (DEA), SPAK dhe policia malazeze kanë zbuluar një sasi prej 400 kilogramë pleh kimik të përzier me kokaine.
Siç raporton Abcnews.al, sasia në fjalë ka ardhur nga Mali i Zi drejt Shqipërisë.
Deri tani janë arrestuar 15 persona, katër prej të cilëve në Tiranë.
Të arrestuarit janë mbajtur nën vëzhgim dhe janë përgjuar prej disa kohësh.
Ndërkohë, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe dy kallashnikovë, një shotgun dhe një çifte.
Burimet bëjnë me dije se sasia e drogës ka mbërritur në portin e Tivarit, prej ku është transportuar në Fier.
Prej së paku tre muajsh personat e përfshirë janë mbajtur nën përgjim, ndërsa sot është ndërhyrë, përcjell Klankosova.tv