Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj i shoqëruar me zyrtarë të ekzekutivit, gjatë ditës së enjte, ka pritur në takim Drejtoreshën e Projektit ARDP, Arlinda Kazazi Arënliu, e cila ishte e shoqëruar me përfaqësues të ARDP-së: Avdullah Nishori, Laura Gjakova dhe Ilire Mehmeti; si dhe me Shefin e Divizionit të Ujitjes në MBPZHR, Bali Lestrani, ku janë njoftuar me zhvillimet dhe përgatitjet që janë duke u bërë për vazhdimin e investimeve në sektorin e ujitjes në Komunën e Prizrenit, të cilat do të financohen nga fondet IPA 2020 të BE-së.
Deri më tani investimet në sektorin e ujitjes janë kryer në kuadër të Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural ARDP, financuar nga Banka Botërore dhe janë implementuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, thuhet në njoftim.