Katër raste të falsifikimit të parave janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.Në Fushë Kosovë një punëtor i bankës ka raportuar se ka hasur në një kartëmonedhë prej 50 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 09:00 në rrugën “Nëna Terezë”.
Kartëmonedha e dyshuar është konfiskuar dhe rasti është nën hetime, ka njoftuar PK.Në Prishtinë një grua, arkëtare në ‘Prishtina Parking’, ka raportuar se gjatë barazimit të të hyrave ka vërejtur se 55 monedha 2 euro dhe 5 monedha 1 euro dyshohet të jenë të falsifikuara.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Enver Zymberi” rreth orës 15:00.
Policia ka njoftuar se monedhat e dyshuara janë konfiskuar për ekzaminim të mëtutjeshëm ndërsa rasti duke u hetuar.Ndërsa, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren një burrë ka raportuar se ka hasur në një kartëmonedhë prej 500 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.
Rasti ka ndodhur dje dhe monedha e dyshuar është konfiskuar ndërsa rasti është nën hetime.Në qytetin e Gjakovës një punëtor i bankës ka raportuar se ka hasur në një kartëmonedhë prej 50 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:25 në rrugën “Skënderbeu”.Tutje thuhet se monedha e dyshuar është konfiskuar për ekzaminim. Rasti duke u hetuar.