Janë bërë më shumë se pesë orë prej kur ka filluar takimi i kryediplomatit evropian, Josep Borrell, emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Edhe pas pesë orësh, asnjëra palë nuk ka dhënë informata se çfarë është duke u diskutuar në takim.
Para takimit të përbashkët, Borrell ka zhvilluar takime veçmas me Kurtin dhe Vuçiqin.
Korrespondenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, deklaroi se sipas deklarimeve të përfaqësuesve të Serbisë, gjasat janë të vogla që Kosova dhe Serbia të merren vesh të hënën për çështjet e ngritura në dialog.
Në Facebook zyrtarë të Vetëvendosjes kanë shpërndarë statuse të njëjta në mbështetje të kryeministrit, por që nuk dihet nëse të njëjtat kanë të bëjnë me zhvillimet në Bruksel.
Borrell pritet të mbajë konferencë për media pas takimit.