Komuna e Vushtrrisë ka shpallur gjendjen emergjente pas reshjeve të shiut që shkaktuar vërshime.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari Ferit Idrizi, i cili ka thënë se është krijuar edhe ekipi emergjent dhe janë lëshuar pesë numra kontaktues për qytetarët në rast se kanë nevojë.
Ndërkohë Idrizi tha se gjatë natës situata ishte më qetë dhe më të prekurat janë arat dhe fushat e bujqve, dhe dëmet e tyre do të vlerësohen pas ndaljes së shiut.
Ai në klan tha se për fat të mirë nuk ka pasur nevojë të evakuohet asnjë familje.
/GazetaSinjali/