Mehaj nga Kanadaja shpreh gatishmërinë që FSK t’i ofron ndihmë popullit ukrainas

Gjatë punimeve të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj u prit në takim të veçantë nga homologia e tij, ministrja e mbrojtjes së Kanadasë, Anita Anand.

Ministria e Mbrojtjes njofton se ministri Mehaj i shoqëruar nga zv.komandanti i FSK-së, Gjeneralmajor Enver Cikaqi, ministren Anand e informuan për avancimet që Ushtria e Republikës së Kosovës ka bërë në shumë drejtime përmes implementimit të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, dhe investimit.

“Kjo është bërë në blerjen e armatimeve e shkollimin e kuadrove të reja të oficerëve e ushtarakëve në përgjithësi, e me theks të veçantë hapat që janë ndërmarrë për inkuadrimin e vajzave në FSK dhe trajnimin për pjesëmarrje në misione paqeruajtëse” thuhet në njoftimin e MM-së.

Më tej thuhet në njoftim se dy ministrat, diskutuan edhe për thellimin e bashkëpunimin ndërmjet të dyja shteteve, e sidomos bashkëpunimin sa i përket misioneve të përbashkëta ushtarake.

Ministri Mehaj sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes shprehu gatishmërinë për t’i ofruar ndihmë popullit ukrainas me kapacitetet e FSK-së, përmes trajnimeve për kërkim-shpëtim dhe deminimit.

“Temë tjetër diskutimi ishte dhe rëndësia që Republika e Kosovës të anëtarësohet në BE dhe në NATO, ngase Ballkani Perëndimor më shumë se kurrë ka nevojë për shtete që përqafojnë politikat evropiane”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtes.

Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ASK: Rriten çmimet e konsumit: 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se...

Osmani uron Milanoviqin për rizgjedhjen president i Kroacisë: Do të forcojmë partneritetin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Zoran Milanoviqin...

Ndërron jetë afaristi dhe humanisti Haxhi Kemajl Jonuzi

Ka ndërruar jetë në moshën 73 vjçare afaristi dhe...

Riho Terras, pritet të emërohet raportuesi i ri i PE-së për Kosovën

Eurodeputeti nga Estonia, Riho Terras, pritet të emërohet raportues...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort