Numri i gjobave të trafikut që janë shqiptuar nga Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës, në periudhën janar-tetor 2022, është rritur për 40 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës në këtë periudhë në këtë vit janë shqiptuar gjithsej 551 mijë e 463 gjoba. Ndërsa në periudhën e njëjtë në vitin e kaluar ishin shqiptuar gjithsej 391 mijë e 585 gjoba.
Sipas këtyre statistikave një rënie të lehtë ka shënuar numri i aksidenteve. Në periudhën janar-tetor 2022 kanë ndodhur 17 mijë e 324 aksidente, kurse në të njëjtën periudhë një vit me herët kanë ndodhur 17 mijë e 517 aksidente.