Ushtruesja e detyrës së Presidentës së Kosovës e që njëherit ushtron edhe detyrën e komandantes supreme të Forcave të Armatosura të Kosovës ka nënshkruar autorizimin që e dërgon Kontigjentin e FSK-së në mision paqëruajtës.
Ajo i ka uruar ushtarët kosovarë që do të marirn pjesë në këtë mision, shkruan lajmi.net,
“Si Presidente në detyrë dhe Komandante Supreme e FSK-së, i uroj paqeruajtësit e parë kosovarë, të cilët bënë historinë dhe do të jenë në funksion të paqes krahas SHBA-ve, aleatëve tanë strategjik”, ka thënë u.d. Presidentja Osmani.
Ky është njoftimi i plotë:
U.d. Presidentja Osmani nënshkroi Autorizimin për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në mision paqeruajtës
U.d. Presidentja, dr. Vjosa Osmani, ka nënshkruar Autorizimin për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Operacion në mbështetje të paqes.
Ajo i ka uruar paqeruajtësit e parë kosovarë, të cilët do të marrin pjesë në këtë mision.