Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të akuzuarve Tunë Kçira, për shkak të veprës penale krim i organizuar, lidhur me veprën penale: “Detyrimi”, ndërsa nga viti 2013 edhe për veprën penale: “Fajde”, si edhe të akuzuarve K.K., GJ.K., M.K., B.B., GJ1.K1. dhe G.K., për shkak të veprës penale krim i organizuar lidhur me veprën penale detyrimi.
Kçira njihet në Prizen si akuzuar në dosjen për fajde të njohur si “Kristal”.
A K T V E N D I M i Gjykatës Supreme:
1. Me miratimin e ankesave të mbrojtësve të të akuzuarve T.K., GJ.K., M.K. dhe G.K., e sipas detyrës zyrtare në raport me të akuzuarit K.K., B.B., Gj1.K1. dhe B.O., anulohet aktgjykimi i Gjykatës së Apelit të Kosovës APS.nr.6/2019 i 04.05.2020 dhe çështja i kthehet Gjykatës së Apelit në rigjykim dhe vendim.
2. Ankesa e të akuzuarit B.O., është jo lëndore.
3. Ndaj të akuzuarve T.K., K.K., Gj.K., B.B. dhe B.O., vazhdohet paraburgimi i caktuar me aktvendimin APS.nr. 06/2019 të 04.05.2020.
REPUBLIKA E KOSOVËS / REPUBLIKA KOSOVA
2
A r s y e t i m
Gjykata Themelore në Prizren – Departamenti i krimeve të rënda, me aktgjykimin PKR.nr.76/19 të 24.05.2019, i ka liruar nga aktakuza të akuzuarit si në vijim: T.K. për veprën penale krim i organizuar nga neni 274 par.3 të KPK, lidhur me veprën penale detyrimi nga neni 267 par.2 e lidhur me nenin 23 të KPRK-së, dhe veprën penale fajde nga neni 343 par.3 të
KPK, të akuzuarit GJ.K. dhe M.K. i ka liruar nga akuza për veprën penale krim i organizuar nga neni 274 par.1 të KPK-së, lidhur me veprën penale detyrimi nga neni 267 par.2 të KPK-së dhe veprën penale fajde nga neni 343 par.3 të KPK-së lidhur me nenin 23 të KPK-së, të akuzuarit K.K., B.B.,
Gj1.K1. i ka liruar nga akuza për veprën penale krim i organizuar nga neni 274 par.1 të KPK-së, po ashtu të akuzuarit T.K., K.K., B.B., M.K. dhe GJ.K., i ka liruar nga akuza për veprën penale shpërlarje e parave nga neni 308 lidhur me nenin 31 të KPK-së e lidhur me nenin 32 par.1 dhe 2 nënpar.2.1 të Ligjit nr.03/L-96 për parandalimin e shpërlarjes së parave dhe financimin e terrorizmit. Ndërsa i ka shpallur fajtorë dhe ua ka shqiptuar dënimet si në vijim: Të akuzuarin K.K. për veprat penale detyrimi nga nenin 267 par.2 dhe fajde nga neni 343 par.3 të KPK-së dhe i ka shqiptuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) vjetësh në të cilin i ka llogaritur edhe kohën e kaluar në masën paraburgimit nga 28.05.2015 gjer më 11.10.2015, si dhe për veprën penale mbajtja në pronësi kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve nga nenin 374 par.1 të KPK-së, e që e ka shpallur fajtor i ka shqiptuar dënim me gjobë në lartësi prej 1.500 €. Të akuzuarin T.K., për veprën penale organizimi i skemave priamidale dhe bixhozi i paligjshëm nga nenin 300 par.3 lidhur me par.2 lidhur me nenin 32 lidhur me nenin 31 të KPK-së, të cilit i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vjet e 3 (tre) muaj dhe i ka llogaritur kohën e kaluar në paraburgim nga 28.05.2015 gjer më 29.08.2017 dhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve nga nenin 374 par.1 të KPK-së, e që e ka shpallur fajtor i ka shqiptuar dënim me gjobë në lartësi prej 1.500 €.
Të akuzuarin Gj.K. për veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozi i paligjshëm nga nenin 300 par.3 lidhur me par.2 e lidhur me neni 31 të KPK-së, të cilit i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 5 (pesë) muaj dhe i ka llogaritur kohën e kaluar në paraburgim nga data 25.05.2015 e gjerë me datën 11.10.2017, dhe për veprën penale mbajtja në pronësi kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPK-së, që e ka shpallur fajtor i ka shqiptuar dënim me gjobë në lartësi prej 1.500 €. Të akuzuarin M.K. për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve nga nenin 374 par.1 të KPK-së, që e ka shpallur fajtor i ka shqiptuar dënim me gjobë në lartësi prej 1.500 €.
Të akuzuarin B.B. për veprën penale detyrimi nga nenin 267 par.2 dhe fajde nga nenin 343 par.3 të KPK dhe i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 5 (pesë) muaj në të cilin i ka llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgimin nga data 28.05.2015 e gjer me datën 03.10.2015 si dhe për veprën penale mbajtja në pronësi kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve nga nenin 374 par.1 të KPK-së, që e ka shpallur fajtor i ka shqiptuar dënim me gjobë në lartësi prej 1.500 €, të cilin e ka obliguar që në afat prej 15 ditësh ta paguaj gjobën në të kundërtën dënimi do ti zëvendësohet në dënim me burgim ku do ti llogaritet për çdo 20 euro të gjobës me një ditë burgimi. Të akuzuarin B.O. për veprën penale detyrimi nga nenin 267 par.2 të
KPK-së, për të cilën i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 5 (pesë) muaj të cilit i ka llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim përkatësisht arrest shtëpiak nga data 28.05 2015 gjer me datë 30.06.2017.
Të akuzuarin Gj1.K1. për veprën penale fajde nga neni 343 par.1 të KPK-së të cilit i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë) muajve dhe dënim me gjobë në lartësi prej 1000 (njëmijë) € në ketë dënim i ka llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim nga data 28.05.2015 gjer me datë 26.01.2016. Të akuzuarin G.K. për veprën penale fajde nga nenin 343 par.1 të KPK-së, të cilit i ka shqiptuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muajve dhe dënimin me gjobë në lartësi prej 1000 (njëmijë) €.
Në këtë dënim i ka llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim nga data 11.10.2015 e gjer me datën 09.02.2016. Dënimin me burgim me pëlqimin e të akuzuarit e ka zëvendësuar në dënim me gjobë në lartësi prej 3000 (tremijë) €, që të akuzuarin e ka detyruar që këtë shumë ta paguaj në afat prej 15 ditësh e në rast se i akuzuari nuk e paguan dënimin me gjobë atëherë të njëjtit do ti zëvendësohet dënimi me gjobë në dënim me burgim duke i llogaritur për çdo 20 € të gjobës me një ditë burgimi.
Gjykata e shkallës së parë po ashtu ka urdhëruar shfuqizimin e aktvendimit të datës 11.02.2016, vendimet dhe urdhëresat e konfiskimit të pasurisë së pa luajtshme dhe të luajtshme duke urdhëruar kthimin e këtyre sendeve tek të akuzuarit që ju kanë sekuestruar të përshkruar si në dispozitiv, ndërsa ka urdhëruar konfiskimin e armëve ndaj të akuzuarve T., M., K., Gj.K. dhe B.B. Të dëmtuarit i ka udhëzuar që kërkesat pasurore juridike ti realizojnë në procedurë kontestimore.
I ka obliguar se cilin të akuzuar veç e veç që të paguajnë shumen prej 2000 (dymijë) € në emër të paushallit gjyqësor- si shpenzime të procedurës penale dhe po ashtu se cilin veç e veç të paguaj shpenzimet prej 50 €, në emër të shpenzimeve të procedurës penale për fondin për kompensimin e viktimave të krimit.
Në procedurën ankimore Gjykata e Apelit të Kosovës me aktgjykimin APS.nr.06/2019 të datës 04.05.2020 me rastin e ankesës së Prokurorisë, sipas detyrës zyrtare e ndryshon pjesërisht aktgjykimin e ankimuar ashtu që i shpall fajtor të akuzuarit; T.K., K.K., Gj.K., M.K., B.B.,
Gj1.K1., G.K., për veprat penale detyrimi nga nenin 328 par.2 lidhur me par.1 të KPK-së dhe për veprën penale fajde nga neni 343 par.3 lidhur me par.1 e lidhur me nenin 31 të KPK-së duke i gjykuar si: T.K. me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej 20.000 (njëzetmijë) €. K.K. me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej 20.000 (njëzetmijë) €. Gj.K. me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 3 (tri) vjet e 6 (gjashtë) muaj dhe dënim me gjobë në shumën prej 10.000 (dhjetëmijë) €.
M.K. me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej 5.000 (pesëmijë) €. B.B. me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej 20.000 (njëzetmijë) €. Xh.K. me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite dhe
4 dënim me gjobë në shumë prej 5000 (pesëmijë) €. G.K. me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 3(tri) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej 5000 (pesëmijë) €. Me aprovimin e ankesës së Prokurorisë e ndryshon pjesërisht aktgjykimin e shkallës së parë, vetëm sa i përket vendimit mbi dënimin ashtu që të akuzuarit B.O. për veprën penale detyrimi nga nenin 267 par.2 të KPK-së, e gjykon me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite, në të cilin dënim i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim. T.K. për veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozi i pa ligjshëm nga nenin 300 par. 3 lidhur me par.2 të KPK-së, e gjykon me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 8 (tetë) muaj.
Gj.K. për veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozi i pa ligjshëm nga nenin 300 par. 3 lidhur me par. 2 të KPK-së, e gjykon me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 8 (tetë) muaj. Ndërsa të akuzuarit T.K., Gj.K. B.B., M.K. dhe K.K., për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armeve nga nenin 374 par.2 të KPK- së, për të cilën janë shpallur fajtor e ndryshon aktgjykimin ashtu që se cilit të akuzuar iu shqipton dënimin me gjobë në shumën prej nga 5000 (pesëmijë) €.
Në mbështetje të nenit 80 të KPRK-së, të akuzuarve ju shqiptohet dënimi unik si në vijim: T.K. me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) vite, dhe dënim me gjobë në shumë prej 25.000 (njëzetepesëmijë) €, në ketë dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. K.K. me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite, dhe dënim me gjobë në shumë prej 25.000 (njëzetepesëmijë) €, në ketë dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Gj.K. me dënim unik burgimi në kohëzgjatje pre j 5 (pesë)vite e 6 (gjashtë) muaj, dhe dënim me gjobë në shumë prej 15.000 (pesëmbëdhjetëmijë) €, në ketë dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. M.K. me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite, dhe dënim me gjobë në shumë prej 10.000 (dhjetëmijë) €, në ketë dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. B.B. me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite, dhe dënim me gjobë në shumë prej 25.000 (njëzetepesëmijë) €, në këtë dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Gjykata e Apelit e anulon aktgjykimin e shkallës së parë dhe çështjen e kthen në rigjykim dhe rivendosje vetëm sa i përket veprës penale shpëlarjes së parave si në piken II të dispozitivit dhe pjesës së konfiskimit të pasurisë. Mbetet në fuqi aktvendimi i datës 11.02.2016 dheurdhëresat për sekuestrimin e pasurisë mbesin edhe më tutje në fuqi.
Po ashtu Gjykata e Apelit të Kosovës të akuzuarve T.K., K.K., Gj.K. B.B. dhe B.O., ja cakton masën e paraburgimit e cila masë do ti llogaritet nga data e arrestimit, por jo më gjatë sedënimet e shqiptuara me aktgjykimin.