Stano: Nuk ka propozime të reja për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës

Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme, Peter Stano, ka thënë se nuk ka asnjë propozim të ri për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës.

Stano në një deklaratë për “Tanjug” ka thënë se nuk ka ndonjë gjë të re, dhe se është vetëm propozimi që ka bërë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, e për të cilin ka folur të hënën.

“Ka një propozim në tryezë për të cilin ka folur Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, të hënën në konferencë për media, e janë duke vazhduar diskutimet për këtë. Pra, nuk ka asgjë të re dhe ajo që tha Borrell të hënën është ende aktuale”, ka thënë Stano.

Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të mërkurën, ka mohuar se është arritur ndonjë marrëveshje për targat.

Bislimi është takuar të martën në Bruksel me emisarin e BE-së për dialogun Kosoëv – Serbi, Miroslav Lajçak.

Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Proton Cable Prizreni mposhtet me rezultat të thellë nga Peja

Të dielen në “Sezai Surroi”, KB Proton Cable Prizreni...

Osmani uron Milanoviqin për rizgjedhjen president i Kroacisë: Do të forcojmë partneritetin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Zoran Milanoviqin...

Ndërron jetë afaristi dhe humanisti Haxhi Kemajl Jonuzi

Ka ndërruar jetë në moshën 73 vjçare afaristi dhe...

O’Brien: Kosova dhe Serbia të bëjnë lëvizje për hir të integrimit të tyre evropian

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort