Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka marrë pjesë në Kongresin Botëror kundër Dënimit me Vdekje, që u mbajt në Berlin.
Ajo, përmes një shkrimi në Twitter, tha se Kosova do të vazhdojë të jetë pjesë e përpjekjes globale për crrënjosje të dënimit me vdekje.
“Mirë që mora pjesë në Kongresin Botëror kundër Dënimit me Vdekje në Berlin me ftesë të koleges sime të dashur, Annalena Baerbock dhe ministrit të Drejtësisë i Gjermanisë, Marco Buschmann, Kosova do të vazhdojë të jetë pjesë e përpjekjes globale për të çrrënjosur dënimin me vdekje”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.