Rreth orës 17:00 të ditës së sotme është kapluar nga zjarri një objket biznesi në Prizren, ku si pasojë e zjarrit ka patur vetëm dëme materiale.
Sipas Drejtoreshës për Siguri dhe Emergjenca në Prizren, Ramize Sinani Shala, intervenimi nga zjarrëfiksit ishte i menjëhershëm, ku si rezultat i intervenimit në kohë shpëtuan shtëpin.
Shkrimi i plotë nga drejtoresha Sinani – Hoxha:
Zjarrfikësit çdo ditë e më shumë po e dëshmojnë veten me profesionalizmin e tyre👏
Sot në mbrëmje zjarrfikësit patën një intërvenim ku arritën ta shuajnë zjarrin në një biznes dhe të shpëtojnë shtëpinë e pronarit nga zjarri🔥.
Zjarrfikësit në vend ngjarje arritë për 3 minuta e për këtë intërvenim kaq të shpejtë ishte shumë falenderues pronari i biznesit.
Fatmirësisht nuk kishte njerëz të lënduar edhe pse dëmet ishin të mëdha.
I falenderoj zjarrfikësit që janë në gadishmëri 24/7 dhe ballafaqohen me sfida të ndryshme.🚒🚒
Zoti qoftë me ju djema🤲
