Home LAJME Policia turke: Gruaja e cila dyshohet se vendosi bombën ishte e trajnuar si oficere speciale

Policia turke: Gruaja e cila dyshohet se vendosi bombën ishte e trajnuar si oficere speciale

0
Policia turke: Gruaja e cila dyshohet se vendosi bombën ishte e trajnuar si oficere speciale

Është arrestuar gruaja e cila dyshohet se e ka vendosur bombën në Stamboll.

Si pasojë e shpërthimit deri më tani raportohet se kanë vdekur gjashtë persona dhe mbi 80 të tjerë janë plagosur.

Departamenti i policisë së Stambollit ka njoftuar se e dyshuara ka treguar se ishte trajnuar si oficere speciale.

“Gruaja gjatë marrjes në pyetje ka rrëfyer se ishte trajnuar si oficere speciale nga organizata terroriste e PKK-së dhe se kishte hyrë ilegalisht në vend nga Arfini”.

Kjo u bë e ditur nga gazetari turk Ragip Soylu.

https://twitter.com/ragipsoylu/status/1592072268523634688?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1592072268523634688%7Ctwgr%5Eda192b56fb1deec8d4d96abc97e0d458c0535560%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fpolicia-turke-gruaja-e-cila-dyshohet-se-vendosi-bomben-ishte-e-trajnuar-si-oficere-speciale%2F

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here