Home LAJME Komuna e Prizrenit hap një pus për furnizim me ujë të Kompleksit të Dëshmorëve në Landovicë

Komuna e Prizrenit hap një pus për furnizim me ujë të Kompleksit të Dëshmorëve në Landovicë

0
Komuna e Prizrenit hap një pus për furnizim me ujë të Kompleksit të Dëshmorëve në Landovicë

Përmes faqes së saj zyrtare, komuna e Prizrenit ka njoftuar se kanë filluar punimet për hapjen e një pusi për furnizim me ujë të Kompleksit të Dëshmorëve në Landovicë.

“Bazuar në kërkesën e Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së dhe Shoqatës së Dëshmorëve, për furnizim me ujë në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, Komuna e Prizrenit po bën hapjen e pusit që do ta furnizoj me ujë Kompleksin e Dëshmorëve.

Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e DBZHR-së, Bexhat Bytyqi, panë nga afër sot punimet që po zhvillohen.”, thuhet në fund të këtij njoftimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here