- Reklama -

Parisi i vendosur ta mposhtë Auxerren

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Christoph Galtier, ka paralajmëruar se do të paraqitet me përbërjen më të fortë në ndeshjen kundër Auxerret. Ai ka insistuar se dëshiron ta fitojë këtë ndeshje, e cila është e fundit në kampionatin francez përpara Kampionatit Botëror që nis të dielën e ardhshme. Dueli mes PSG-së dhe Auxerret zhvillohet të dielën prej orës 13:00 dhe i takon xhiros së 15-të.

Pas përfundimit të Botërorit “Katari 2022”, kampionati francez do të rikthehet me ndeshje dhjetë ditë më vonë. Parisi është lider më 38 pikë dhe favorit përballë Auxerret që ka vetëm 15 pikë dhe po lufton për të ikur nga zona e rënies. Treshja sulmuese e Parisit, Lionel Messi, Neymar dhe Kylian Mbappe, ka të ngjarë të paraqitet në këtë ndeshje pasi trajneri Galtier të premten tha se askush prej lojtarëve të tij nuk ka kërkuar të kursehet para nisjes së Botërorit. Fitore sikurse Parisi në këtë xhiro po synon edhe skuadra e Lensit që mban vendin e dytë me 33 pikë. Lensi të shtunën prej orës 17:00 luan në shtëpi me Clermontin, ekipin e reprezentuesit të Kosovës, Elbasan Rashani.

- Reklama -

Reimsi i Arbër Zenelit është mysafir i Montpellierit, ndërsa Lille i Edon Zhegrovës e pret në shtëpi skuadrën e Angersit. Të dyja këto ndeshje luhen të dielën prej orës 15:00.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Trepça – Bashkimi

Në ”Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, po...

S’ndalet Bashkimi, pritet të përforcohet edhe me një lojtar të huaj

Skuadra e Bashkimit shumë shpejtë mund të sjellë një...

Mundësi çeçen i cili e përfaqëson Shqipërinë fiton medalje të bronztë botërore në Beograd

Mundësi i Shqipërisë, Zelimkhan Abakarov ka arritur tjetër sukses...

Nxënësit e QK “11 Marsi” shpallen kampionë republikanë në Ping Pong

Me një paraqitje të shkëlqyer dhe përkushtim të jashtëzakonshëm,...

“Shqiponjat fluturojnë përsëri” – Bad News Eagles konfirmojnë rikthimin

Bad News Eagles po rikthehen zyrtarisht dhe këtë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort