Çmimi i derivateve në tregun e Kosovës është rritur ditëve të fundit.
Në fakt çmimi i naftës dhe benzinës u rrit vetëm tri ditë pasi Ministria e Tregtisë dhe Industrisë hoqi kontrollin e çmimeve të derivateve në vend, i njohur si çmimi tavan.
Nga 1.72 euro sa sillej ditëve të fundit, çmimi i naftës tani ka arritur në 1.75 euro për litër. Rritja është vërejtur edhe te çmimi i benzinës.
Nga 1.45 euro, një litër benzinë po shitet me 1.49 euro për litër.
Situata të ngjashme të rritjes së çmimeve të derivateve pas heqjes së kontrollit tavan janë vërejtur edhe në të kaluarën.