Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me kryetarin e Komunës së Edirnes në Turqi, Recep Gurkan, ka vizituar punëtorinë e grave në “Shtëpinë e Purpurt” dhe “Qendrën e Artizanatit dhe Prodhimit e Zhvillimit të Kulturës Turke” në Edirne.
Gurkan ka sqaruar se janë duke punuar që produktet artizanale të këtyre grave të jenë pjesë edhe e tregut ndërkombëtar. Një projekt i tillë pretendohet të realizohet edhe në Komunën e Prizrenit.
Totaj gjatë vizitës në Edirne të Turqisë ka vizituar edhe shumë projekte në zhvillim në sferat e arsimit, ruajtjes së mjedisit dhe kulturës. Me ç’rast është diskutuar për realizimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen.