- Reklama -

Vedat Muriqi ndan historinë e tij me mediat spanjolle: Në luftë pash gjëra që njeriu s’mund t’i imagjinojë

Ylli i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka dhënë një intervistë të gjatë për mediumin spanjoll, ‘Relevo’.

Muriqi, golashënuesi më i mirë i Mallorca, ka fituar simpatinë e tifozëve të tij.

- Reklama -

Së fundmi, në një intervistë, ai ka ndarë pak nga historia e tij dhe e kaluara e Kosovës, duke treguar për vështirësitë që e përcollën gjatë rrugëtimit të tij.

Ai tregoi se si ka parë njerëz me bluza të gjakosura, dhe gjëra që njerëzit s’mund t’i imagjinojnë.

“Mund të shihje njerëz me gjak nëpër bluza. Po sigurisht. Pasi përjeton diçka të tillë, të gjithë i shohin gjërat ndryshe. Ne kemi jetuar në errësirë. Lufta është një gjë e keqe për njerëzit, jo për vendet. Unë kam parë gjëra që asnjë njeri nuk mund t’i shohë. Nuk them më vetëm fëmijë. Kur jam poshtë i them vetes ‘Vedat, kujto ku ishe, duhet t’i vlerësosh gjërat më shumë’. Kur zgjohem çdo ditë falënderoj Zotin. Kur hap sytë them ‘dreq, jam në Mallorca, në parajsë dhe jam duke luajtur futboll në La Liga. Ju fitoni para, familja juaj është mirë me shëndet’”, ka thënë Muriqi, përcjell lajmi.net.

Isha pesë-gjashtë vjeç dhe e mbaj mend pjesërisht. Ushtarët erdhën në shtëpi dhe na thanë se duhej të dilnim që andej sepse do të bombardonin shtëpinë. Mbaj mend që nëna ime po i përgatiste rrobat shpejt. Unë isha me motrën time dhe e pyetëm “Mami, ku po shkojmë?” Ajo na tha se do të shkonim me pushime. Më kujtohet se ishin rreth dhjetë a dymbëdhjetë makina që iknin nga rruga jonë. U arratisëm në Shqipëri dhe gjatë udhëtimit shihje njerëz me gjak në bluza. Këto janë gjëra me të cilat njeriu nuk ka asnjë lidhje”, shtoi lojtari kosovar.

Muriqi po kalon në një periudhë të shkëlqyer te Mallorca, ku është futur në një seri pozitive duke gjetur gol në ndeshjet e fundit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort