- Reklama -

Serwer: Kurti e di çfarë do, por të mos krijojë probleme që nuk mund t’i zgjidhë vetë

Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e di se çfarë dëshiron, mirëpo ka shtuar se ai nuk duhet të krijojë probleme që nuk mund t’i zgjidhë vetë.

Serwer në një intervistë për KosovaOnline ka thënë se nuk beson se ka mungesë komunikimi mes SHBA-së dhe Kosovës, pas akuzave të partive opozitare në Kosovë ndaj Kurtit se “ka mungesë komunikimi”.

- Reklama -

“Nuk jam i sigurt se ka mungesë komunikimi. Kryeministri Kurti ka idetë e veta se çfarë dëshiron të bëjë”, ka thënë Serwer.

I pyetur për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës, Serwer ka thënë se nuk mendon se ata mund të arrijnë rrugën e duhur duke i bojkotuar institucionet legjitime.

Serweri ka thënë po ashtu se pret që mund të ketë ngatërresa në veri të Kosovës, mirëpo ka kërkuar nga Prishtina që të mos shkaktojë probleme që nuk mund t’i zgjidhë vetë.

“Parashikoj se do të ketë ngatërresa në veri. Nëse Prishtina dëshiron të zbatojë kërkesat për targa, duhet të mendojë me kujdes se si ta bëjë atë në mënyrë efikase dhe pa shkaktuar probleme serioze që nuk mund t’i zgjidhë vetë”, është shprehur Serwer.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort