Ramiz Kelmendi ka njoftuar se nga ky muaj “Elkos Group”, ka realizuar rritjen e pagave për të gjithë të punësuarit.
Klemendi është shprehur i bindur se kjo sadopak do zbusë rritjen e inflacionit i cili po dëmton serish ekonominë dhe buxhetin familjarë.
Postimi i plotë:
Jam i lumtur që ‘Elkos Group’ nga ky muaj ka realizuar rritjen e pagave për të gjithë të punësuarit, përfshirë edhe disa nivelizime dhe barazime në përqindje nga 8% deri 10%.
Me këtë rast së pari i falënderojë familjarët koleg, stafin menaxhues për rezultatet e arritura.
Rritja të cilën e kemi aplikuar në rrumbullakësim vjetor ka koston e 947 mijë eurove. Jam i bindur se kjo sadopak do zbusë rritjen e inflacionit i cili po dëmton seriozisht ekonominë dhe buxhetin familjarë.
Koleg të dashur, rritjen e shpenzofshit me shëndet.
Ramiz Kelmendi