Home LAJME Murati: Bizneset kanë rritur fitimet me rritjen e çmimeve, t’i rrisin pagat

Murati: Bizneset kanë rritur fitimet me rritjen e çmimeve, t’i rrisin pagat

0
Murati: Bizneset kanë rritur fitimet me rritjen e çmimeve, t’i rrisin pagat

Përmes një postimi në Facebook, Murati ka thënë se pas ngritjes së çmimeve shumica e bizneseve kanë rritur edhe fitimet dhe ka ftuar ata që këto fitime t’i ndajnë me punëtorët.

“Bizneset t‘i rrisin pagat e punëtorëve. Çmimet janë rritur, por bashkë me çmimet, shumica e bizneseve kanë rritur edhe fitimet. Andaj është koha që fitimet e shtuara, bizneset t’i ndajnë me ata që ua mundësojnë të kenë fitim – pra punëtorët. Sidomos tani kur jeta është bërë më e vështirë si rezultat i çmimeve më të larta”, ka shkruar ai.

Tutje, Ministri ka njoftuar se  Qeveria do ta mbështes secilin biznes që rrit pagat e punëtorëve duke subvencionuar me 50 për qind të rritjes së pagës, për 3 muajt e parë.

“Secili biznes që ka rritur pagat e punëtorëve nga shtatori e këtej, dhe dëshiron të përfitojë nga mbështetja e qeverisë, mund të aplikojë në platformën EDI deri më 20 dhjetor, duke ndjekur hapat si në vijim”, ka shkruar Murati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here