Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë – Serbi, Edita Tahiri, në një intervistë për IndeksOnline ka folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, veçanërisht situatën në Veri.
Tahiri situatën në Veri të Mitrovicës e ka quajtur si mjaft të rënduar. Sipas saj, Serbia po vazhdon skenarët për ndarjen e Kosovës dhe kërkoj nga Qeveria e të jetë syhapur.
“Situata në pjesë veriore të vendit tonë është mjaft e rënduar për shumë arsye. Mosmarrëveshjet rreth zbatimit të targave që janë një çështje teknike, nuk është dashur të eskalojnë situatën kaq keq. Kur shikohet thellë atëherë është e qartë që Serbia po vazhdon krijimin dhe nxitjen e skenarëve për ndarjen e veriut nga Kosova dhe për këtë është dashur dhe kërkohet që Qeveria e Kosovës të jetë e vendosur, syhapur dhe mos të lejojë çfarëdo skenarësh që dëmtojnë stabilitetin në Kosovë dhe skenarët që dërgojnë ujin në mullirin e Vuqicit ”, deklaroi Tahiri për IndeksOnline.
Ish-kryenegociatorja Tahiri, theksojë se koordinimi i Kryeministrit Kurti me SHBA-të për shtyrje e marrëveshjes për targa për 10 muaj do të rikthejë situatën në binarë të duhur.
Ajo cështjen e targave e quajti temë të vogël teknike dhe se Qeveria duhet të mirret më tema të mëdha e cila është një marrëveshje finale me njohje reciproke.
“Zhvillimet do të varen nga vendosmëria dhe aftësia e Qeverisë së Kosovës për të marrë masa të duhura, vetëm që të ndal zhvillimet negative. Të veprojë të rikthejë situatën në binarë të duhur. E cilat janë ato hapat që qeveria duhet të bëje, e para qeveria e Kosovës dhe kryeministri Kurti ka gabuar që nuk është koordinuar me SHBA-të, ata ishin të qartë, thirrja e sekretarit Blinken më kërkesë që zbatimi për marrëveshje për traga të shtyhej dhe kokëfortësia e Kurtit që të zbatojë më një planë të shkallëzuar. Ai nuk ka vizion se çështjet zgjidhen kur merresh më tema të mëdha dhe jo më tema të vogla teknike. Targat janë çështje teknike, derisa Kosova ishte në procesin e marrëveshjes finale baskë me partnerët amerikan dhe evropian, në negociata të fshehta që po zhvilloheshin, fokusi i Qeverisë duhet të jetë që të përfundojë marrëveshja finale me njohje reciproke dhe kurrsesi të shpenzohet koha për tema të vogla dhe teknike. Pasi e pamë që Serbia e shfrytëzojë një temë teknike për të provuar skenarët e ndarjes së Kosovës”, bëri të ditur Tahiri.
Tahiri gjithashtu kërkojë që Qeveria t’i respektojë kërkesat amerikane.
“Qeveria ti kthehet respektimit të kërkesave amerikane, si dhe Qeveria duhet të sqarojë popullit se çfarë nënkupton aleanca më Amerikën, sepse nga përvoja ime diplomatike gjithë këto vite, aleanca strategjike më amerikanët nënkupton, bashkëpunim i ngushtë për çështjet që lidhen me ardhmërinë e Kosovës por edhe për të cilat SHBA-ja ka dhënë kontribute historik dhe sot e kemi aleatë kryesorë më të cilin duhet shkojmë drejt arritjes marrëveshjes finale ”, tha Tahiri për Indeksonline.