- Reklama -

Ish-ambasadori Delawie: Tensionet s’erdhën shkaku i targave, por për mosnjohje të Kosovës nga Serbia qe 25 vjet

Ish-ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, ka komentuar situatën aktuale në Kosovë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, ish-ambasadori Delawie ka theksuar se tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk janë për shkak të marrëveshjes për targat, mirëpo ai beson se situata e krijuar është si pasojë e refuzimit të Serbisë për të njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, për siç tha ai, pothuajse 25 vjet pas luftës.

- Reklama -

Në këtë intervistë, ish-ambasadori Delawie theksoi se është në interes të qytetarëve serbë që përfaqësuesit e tyre të kthehen në institucionet e Kosovës, transmeton Zeri.info.

“Zyrtarët e minoritetit serb janë të kontrolluar nga Qeveria e Serbisë, siç është edhe pjesëmarrja e tyre në institucionet e Kosovës, në mënyrë që të kundërshtohet Qeveria e Kosovës”, theksoi Delawie në këtë intervistë.

Pavarësisht situatës së krijuar, Delawie ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë dialogun, pasi që sipas tij kjo është mënyra më e mirë dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe Bashkimi Evropian e kërkojnë një gjë të tillë dhe se tensionet nuk kontribuojnë në përparimin e dialogut.

Ai po ashtu u ka bërë thirrje përfaqësuesve serbë që të kthehen në institucionet e Kosovës, përderisa edhe Qeverisë së Kosovës i ka kërkuar të respektojë të gjitha marrëveshjet dhe zotimet që janë bërë në kuadër të dialogut, përfshirë edhe krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, transmeton më tutje Zeri.info.

“Tensionet nuk kontribuojnë në përparimin e dialogut”, theksoi Delawie, duke kujtuar se sfida globale është lufta në Ukrainë.

“Pushtimi i pajustifikuar i Rusisë në Ukrainë ngriti tensionet në të gjithë Evropën. u takon qeverive, të Serbisë dhe të Kosovës, të punojnë në uljen, jo rritjen e tensionit. Qytetarët e Ballkanit Perëndimor, në Kosovë dhe Serbi, meritojnë një të ardhme evropiane. Ata mund ta arrijnë atë vetëm nëse liderët e të dy vendeve vendosin synimin për paqen, zhvillimin politik dhe ekonomik”, vlerëson Delawie.

Ish-ambasadori amerikan, Greg Delawie, në këtë intervistë ka folur edhe për planin franko-gjerman, siç tha ai, edhe pse nuk ka shumë njohuri për këtë, ai beson në një plan të tillë.

“Unë besoj në aftësinë dhe motivimin e qeverive franceze dhe gjermane për të dalë me një nismë krijuese për të zgjidhur një nga pengesat më të rëndësishme që qëndrojnë në rrugën e paqes së vërtetë në Evropën Juglindore”, përfundoi Delawie në këtë intervistë dhënë për “Zërin e Amerikës”. /Zeri.info

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort