- Reklama -

Ministri serb i Mbrojtjes: KFOR-i të mos lejojë që të dërgohen policë shqiptarë në veri të Kosovës

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Millosh Vuçeviq, deklaroi se situata në Kosovë është e tensionuar, por shpreson se nuk do të ketë përshkallëzim, duke theksuar se KFOR-i tani është një faktor i rëndësishëm, i cili nuk duhet të lejojë kryeministrin e Kosovws, Albin Kurtin të dërgojë policë shqiptarë në veri të Kosovës.

I pyetur se cilat janë vlerësimet e sigurisë, ministri Vuçeviq tha se po bëhen monitorimi dhe vlerësimi i lëvizjeve të Prishtinës, e cila sipas tij, në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit, po ndërton baza për njësitë speciale të policisë në territorin e katër komunave në veri me shumicë serbe.

- Reklama -

“Tani, kur policët serbë janë tërhequr, është krijuar një vakum sigurie dhe situata është gjithashtu e rrezikshme dhe e komplikuar, sepse shtrohet pyetja – kush do t’i kryejë këto aktivitete të rregullta, të përditshme policore”, theksoi Vuçeviq.

“Shpresoj se KFOR-i dhe EULEX-i do ta marrin atë rol, sepse do të ishte shumë e rrezikshme nëse Prishtina vendos të dërgojë pjesëtarë të policisë të nacionalitetit shqiptar, nga pjesët e tjera të Kosovës dhe Metohisë në veri”, tha ministri serb i Mbrojtjes.

Ai ka thënë se Serbia nuk ka probleme me bazat e KFOR-it, sepse ato janë në përputhje me Marrëveshjen e Kumanovës dhe Rezolutën 1244, por nuk mund të pranojë që ROSU apo disa njësi të tjera të ndërtojnë baza dhe të demonstrojnë forcë çdo ditë në Jarinje, Bërnjak, Gazivode… /Zëri

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort