Home VENDI Kica-Xhelili bën thirrje për kujdes nga dezinformimi

Kica-Xhelili bën thirrje për kujdes nga dezinformimi

0
Kica-Xhelili bën thirrje për kujdes nga dezinformimi

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili bën thirrje për kujdes nga dezinformimi, këto ditë pas situatës në veri në Kosovës.

Ajo thotë se dezinformimi i shërben destabilizimit dhe cënon sigurinë dhe rendin publik e sidomos kur citohen media jokredibile serbe.

“Është jetike që Komisioni i Pavarur i Mediave – KPM dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të monitorojnë intensivisht lajmet që jepen këto ditë.

Dezinformimi i shërben destabilizimit dhe cënon sigurinë dhe rendin publik e sidomos kur citohen media jokredibile serbe, prandaj duhet të parandalohet dhe luftohet.

Policia e Kosovës dhe institucionet tjera publike duhet të jenë sa më të hapura me mediat lokale për të demantuar çdo informatë të paverifikuar”, ka shkruar ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here