- Reklama -

Nga një fidan në Kazermën “Adem Jashari” për secilin dëshmor të UÇK-së

Ka filluar mbjellja e fidanëve në simbolikë të të gjithë heronjve dhe dëshmorëve të kombit-luftëtarë të UÇK-së, në hapësirën rreth Obeliskut të Dëshmorëve të Kombit, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Në aktin e mbjelljes së fidanëve të para, morën pjesë Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, oficerë dhe zyrtarë të lartë të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe numër i madh i ushtarakëve dhe nxënës e nxënëse të shkollave të mesme të vendit.

- Reklama -

Me këtë projekt i cili do të vazhdojë, planifikohet të mbillen nga një fidan për secilin hero dhe dëshmor të kombit-luftëtar të UÇK-së.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, njëherësh ideator i këtij projekti, përmes një postimi ka falënderuar të rinjtë që u bashkuan në këtë aktivitet për t’i mbjellë fidanët.

Më poshtë postimi i plotë i Mehajt:

SAKRIFICA E DËSHMORËVE, GURTHEMELI I SHTETIT – RINIA, FORCA E PANDALSHME E ZHVILLIMIT

Të rinjtë janë pasuria e këtij vendi, janë e tashmja për të cilën duhet të jetohet dhe e ardhmja për të cilën duhet të punohet.

Në mes të kaluarës dhe të ardhmes ekziston një lidhje e pashkëputshme, e tanishmja e kombit si dhuratë e dëshmorëve, gjithë veprimtarëve të cilët me sakrificën e tyre i dhanë jetës tonë kuptim, lirinë e pa çmim, pavarësinë shtetit dhe ushtrinë atdheut.

Për nder të sakrificës së tyre sot, bashkë me nxënësit e shkollave të mesme nga komuna të ndryshme të Kosovës dhe pjesëtarët e FSK-së, mbollëm fidane brenda kazermës “Adem Jashari”, nga një për secilin dëshmorë, si simbolikë të jetës së tyre, gjallërisë së veprës që lanë pas e që vazhdon të jetoj në memorien kolektive të popullit tonë, sakrificën e të cilëve asnjëherë nuk do e harrojmë.

Të rinjtë të cilët na u bashkuan në këtë aktivitet ia shtuan edhe më tepër vlerën organizimit, ngase rinia është energjia e pashtershme, përshpejtuesi i zhvillimit dhe forca e pandalshme e popullit tonë.

E Forca e Sigurisë së Kosovës, ushtria jonë, është trupi organizues nga ku vrulli rinor, atdhedashuria dhe profesionalizmi kanalizohen në shërbim ndaj atdheut, përtej punës në detyrë morale për t’i kontribuar mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.

Atdheu do të jetë çdoherë frymëzimi ynë, ushtria, vendi i hapur për formësimin e të rinjve, të gjithë atyre që duan.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort