- Reklama -

Mbi 114 mijë shqiptarë të regjistruar në Luginë/ Arifi: Dëshmi për Serbinë se jemi më shumë shqiptarë

Më 1 tetor të këtij viti, ka nisur regjistrimi i popullsisë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Ky regjistrimi do të zgjasë deri më 31 tetor.

- Reklama -

Për regjistrimin e shqiptarëve ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai ka thënë se është alarmuar nga statistikat e regjistrimit të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, duke thënë se shumë familje regjistrojnë anëtar që nuk jetojnë në Serbi.

Por, një gjë të tillë po e kundërshton kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi.

Arifi ka thënë për Front Online se Qeveria serbe po shpreson për politikat antishqiptare.

Sipas tij, shqiptarët po e dëshmojnë të kundërtën me regjistrim masiv në Preshevë.

“Qeveria serbe ka pasur shpresë që të shpërblehen politikat e tyre antishqiptare në formë që sa ma pak shqiptarë të ketë në Luginën e Preshevës dhe kjo pritja e tyre që kanë punuar 20 vjet për këtë është dëshmuar e kundërta nga shqiptarët tonë patriot që kanë marrë pjesë në regjistrim”, tha Arifi për Front Online.

I pari i Preshevës, ka deklaruar se deri tani në Luginën e Preshevës janë regjistruar mbi 140 mijë qytetarë.

Ndryshe nga Presheva, Medvegja ka më pak regjistrime të shqiptarëve.

Sipas Arifit, kjo po ndodhë për shkak të serbëve, që po pengojnë procesin.

“Deri më tani mbi 114 mijë qytetarë janë regjistruar në Luginë të Preshevës. Në Preshevë është një angazhimin i madh në regjistrim dhe kjo është e suksesshme, por në Medvegjë është diametrali i kundërt për arsyeje se regjistruesit serb që janë me shumicë po e pengojnë regjistrimin e çdo shqiptari që ka mbetur aty”, tha tutje ai.

Kreu i Preshevës foli edhe për rëndësinë e procesit të regjistrimit.

Arifi tha se ky proces i dëshmon Serbisë se jemi më shumë shqiptarë se ata vetë dëshirojnë të jemi.

“Procesi është tepër i rëndësishëm se në këtë formë duke u angazhuar për t’u regjistruar çdo shqiptarë në luginën e Preshevës ne dëshmojmë se jemi më shumë shqiptarë se Serbia dëshiron. Serbia pret një numër shumë më të vogël por po del e kundërta kemi shtypje të madhe nga ta që të stopojmë regjistrimin mirëpo shqiptarët po vazhdojnë”, u shpreh Arifi.

Rezultatet preliminare të regjistrimit do të publikohen brenda 30 ditëve pas përfundimit të regjistrimit, ndërsa rezultatet përfundimtare do të dalin pjesë-pjesë, duke filluar nga marsi ose prilli i vitit të ardhshëm.

Regjistrimi i popullsisë në Serbi ka qenë i paraparë të bëhet në vitin 2021, por është shtyrë për këtë vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort