Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se vaksinat kundër gripit sezonal kanë arritur në Kosovë dhe nga e hëna do të fillojë vaksinimi.
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u bëjnë thirrje qytetarëve, sidomos personave më të moshuar dhe personave me sëmundje kronike, që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga gripi sezonal.
- Reklama -
“Vaksinimi kundër gripit sezonal mund të bëhet çdo ditë pune në Njësitë e vaksinimit të kuadër të Qendrave Kryesore të Mjekësisë familjare në çdo komunë.
MSh ka siguruar vaksina të mjaftueshme prandaj, ftohen qytetarët që nga data 31 tetor e tutje të vaksinohen”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
- Reklama -