Home LAJME Quni për Fondin e Sigurisë: Po të ishte transparent qytetarët do të derdhnin më shumë mjete

Quni për Fondin e Sigurisë: Po të ishte transparent qytetarët do të derdhnin më shumë mjete

0
Quni për Fondin e Sigurisë: Po të ishte transparent qytetarët do të derdhnin më shumë mjete

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka thënë se po qe se Fondi për Sigurinë do të ishte transparent, qytetarët do të motivoheshin më shumë për të derdhur më shumë mjete financiare në të.

Quni ka thënë të mërkurën në “60 Minuta” të KTV-së, se një nga kushtet kryesore për anëtarësim në NATO, është deklarimi i fondeve.

“Një ndër kushtet kryesore për t’u anëtarësuar në NATO është deklarimi i fondeve. Po të ishte transparent qytetarët do të motivoheshin më shumë për të derdhur mjete në të”, është shprehur Quni.

Deputetët e opozitës e kanë kritikuar vazhdimisht partinë në pushtet lidhur me këtë fond, duke kërkuar që të bëhet transparente shuma e mbledhur. Mirëpo, Qeveria insiston se shuma duhet të mbahet sekret.

Fondi është themeluar më 1 mars të këtij viti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here