Home PRIZRENI ME RAJON Miratohet marrëveshja e bashkëfinancimit të rrugës Prizren-Tetovë

Miratohet marrëveshja e bashkëfinancimit të rrugës Prizren-Tetovë

0
Miratohet marrëveshja e bashkëfinancimit të rrugës Prizren-Tetovë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit që është mbajtur sot ka miratuar marrëveshjen e bashkëfinancimit të rrugës Prizren-Tetovë.

Zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha,ka thënë se ky projekt po bëhet ndër të tjera për edhe me qëllim të thellimit të raporteve mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të marrëdhënieve miqësore me Republikën e Maqedoninë, ministria propozon miratimin e nismës për lidhjen e marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e projektit detal për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë, mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë”, ka thënë ajo.

Tutje, ministja ka thënë se ky projekt do të ndikojë në zhvillimin stabil të të dyja shteteve.

“Ndërtimi i kësaj rruge është një proces që ndikon në zhvillimin e qëndrueshëm të të dyja vendeve”, ka shtuar zëvendësministrja më tej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here