- Reklama -

Ngrihet aktakuzë ndaj Zafir Berishës për sulmin ndaj policit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër Zafir Berishës, të cilin e ngarkon për sulm ndaj zyrtarit policor, ka bërë të ditur prokuroria të hënën.

Sipas aktakuzës, më 8 qershor 2022, i pandehuri me dashje sulmoi zyrtarin policor Q.D. që ishte në detyrë.

- Reklama -

“I dëmtuari së bashku me dy zyrtarë të tjerë policor Sh.D., dhe Xh.H., ishin në detyrë zyrtare duke patrulluar, kur kanë hasur disa vetura të parkuara në mënyrë të parregullt, ndër to edhe veturën e markës ‘Volvo’, pronë e të pandehurit. I dëmtuari në xhamin e veturës ka vendosur ‘njoftim për paraqitje obligative në stacion policor dhe vendimin për kundërvajtje’. I pandehuri Z.B., me të vërejtur zyrtarin policor afër veturës së tij, i afrohet dhe të njëjtit i drejtohet me fjalë të rënda ofenduese dhe më pas i pandehuri me veprimet e tij kanos seriozisht se do ta sulmojë personin zyrtar – të dëmtuarin Q.D.”, thuhet në komunikatë.

Sipas aktakuzës, i pandehuri, më pas njoftimin për kundërvajtje e grisi dhe pjesët ia hodhi në fytyrë të dëmtuarit dhe iu vërsul për ta sulmuar.

“I dëmtuari duke e vërejtur rrezikun se do të sulmohej nga i pandehuri, e përdorë pajisjen zyrtare ’sprej OC’, duke hedhur në drejtim të të pandehurit. Më pas i pandehuri largohet”, thuhet tutje.

Me këtë, Berisha ngarkohet se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” nga neni 402, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Berisha ishte deputet në ndy mandate, njëherë si pjesë e PDK-së e njëherë si pjesë e Nismës. Ishte edhe koordinator për Siguri Kibernetike në ministrinë e Punëve të Brendshme. Kandidati disa herë për kryetar të Prizrenit. /BetimipërDrejtësi

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Nga Vermica në Slloveni: Rruga e suksesit e Bari Pulajt

Në mesin e shumë tregimeve frymëzuese të bashkatdhetarëve tanë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort