Që nga 15 janari në Austri do të rifillojnë testet masive të popullatës ndaj koronavirusit. Regjistrimet e para mund të bëhen nga dita e hënë, më 4 janar, shkruan albinfo.at.
Qeveria austriake ka vendosur që njerëzit, të cilët testohen dhe kanë rezultat negativ, mund t’u kthehen vendpunimeve në dyqanët tregtare, gastronomi dhe hoteli që nga data 18 janar. Të përjashtuar nga kufizimet e daljes do të janë edhe personat që në tre muajt e fundit janë përballur me sëmundjen e koronavirusit.
Albinfo.at sjell gjitha informacionet në lidhje me testimin:
Regjistrimet për Vjenë, Burgenland, Steiermark, Kärtnen si dhe Austria e Epërme ( përpos Linz) janë të mundshme nga data 4 janar direkt në faqen internetit. Österreich Testet (oesterreich-testet.at)
Në Kärtnen regjistrimet do të fillojnë më 8 janar.
Regjistrimet paraprake edhe për Austrinë e Ulët bëhen në këtë webfaqe: https://notrufnoe.com/testung/ Disa komuna në këtë “Land” fillojnë më 15 janar, por ditët kryesore do të janë më 16 dhe 17 janar, përcjell albinfo.at.
Regjistrimet për Salzburg mund të bëhen përmes faqes së internetit “Österreich Testet” dhe aty mund të lidheni edhe më faqen e vendit ku ju dëshironi të bëni testin, Këtë mund ta bëni një provë të shpejtë të hënën më 4 dhe 5 janar nga ora 9:00 deri në orën 13:00.
Edhe për Tirol dhe Voralberg regjistrimi mund të bëhet përmes faqes “Österreich Testet”, transmeton albinfo.at.
Ndërkohë për banorët e Linz-it mund të bëhet përmes kësaj webfaqe: https://www.linz.at/coronavirus.php
Për çdo pyetje shtesë sa u përket regjistrimeve të testit masiv në Austri tek “Österreich Testet” nga 4 janari ju mund të telefononi edhe në këtë numër telefoni: 0800/220 330 nga ora 7:00 deri në orën 22:00.