Osmani për Albright: Ajo ishte frymëzim për ne, zëri ynë kur nuk kishim zë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë ka folur për ish-sekretare amerikane, Madeleine Albright dhe rëndësinë e saj për vendin tonë.
Ajo u shpreh se Albright mbetet figurë historike për vendin tonë dhe se është frymëzim për ne.
” Kemi menduar që Albright do të jetë folësja kryesore në këtë forum, kur e kemi planifikuar para shumë muajt, por fatkeqësisht ajo ndërroi jetë. Albrigjt do të mbetët figurë historike për këtë vend, për kontributin që e ka dhënë për siguri, paqen dhe lirinë. Ne që kemi pasur mundësi ta takojmë ajo mbetët më shumë se një figurë e rëndësishme historike, ajo ishte frymëzim, ishte zëri ynë kur nuk kishim zë”, tha Osmani.
Tutje, presidentja u shpreh se Albright luftoi për të drejtat e grave dhe për vendosjen e tyre në qendër të politikbërjes, përcjell Klankosova.tv.
“Ajo luftoi për të drejtat e grave dhe për vendosjen e grave në qendër të politikbërjes, si sekretare parë grua e Amerikës, kur mori këtë post donte të luftonte për drejtat e grave dhe tha se e bënte këtë jo vetëm se ishte feministe, por se besonte se shoqëritë janë më mirë kur gratë janë në pozita të vendimarrjes”, u shpreh tutje ajo.
10:41 – Blinken thotë se lufta në Kosovë u fitua sepse aleanca ishte e bashkuar dhe e fortë
Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Antony Blinken, në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka thënë se lufta në Kosovë është fituar sepse aleanca ishte e bashkuar dhe e fortë.
“Lufta në Kosovë ishte një përballje mes vrasjeve barbare dhe forcës së nevojshme, ndërmjet mos tolerancës së dhunshme dhe respektimit të të drejtave të njeriut, mes tiranisë dhe demokracisë. Ne fituam sepse aleanca jonë ishte e bashkuar dhe e fortë. Më e rëndësishmja, ne ia dolëm sepse kauza jonë ishte e drejtë dhe për shkak të popullit të Kosovës”, ka cituar Sekretari Bliken fjalët e zonjës Albright.
Ai ka falënderuar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për organizimin e këtij forumi.
10:30 – Presidentja e PE-së: Nga gratë në Ukrainë mësojmë për kurajon dhe frymëzimin
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola përmes një video-mesazhi i është adresuar Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Ajo ka folur për gratë në Ukrainë, duke thënë nga to mësojmë kurajon dhe frymëzimin.
Metsola gjithashtu u shpreh se Bashkimi Evropian ka qenë gjithmonë i përkushtuar që të ndihmojnë gratë.
Nga gratë në Ukrainë mësojmë për kurajon dhe frymëzimin. Bashkimi Evropian ka qenë gjithmonë i përkushtuar që të ndihmojnë gratë përmes agjendës për Gratë, Sigurinë dhe Paqen, duke punuar me OKB-në, me NATO-n për të fuqizuar gratë dhe për t’u dhënë rol në arritjen e paqes. Bashkimi Evropian qëndron me këtë agjend dhe kemi kërkuar përfshirjen e më shumë grave dhe të gjitha shteteve anëtare të BE-së, derisa stafi i BE-së duhet të kenë trajnim mandator për barazinë gjinore”, tha ajo.
Metsola në përfundim të adresimit tha se pavarësisht sfidave për të drejtat e grave, nuk ka vend për pesimizëm, përcjell Klankosova.tv.
“Nuk ka vend për pesimizëm, si folës të zëshëm për të drejtat e gruas edhe në negociata të paqes, kemi shumë gjëra për të ndarë mes nesh, por duhet edhe mos të lejojmë gjëra të tilla. Iu dëshiroj diskutime të plota dhe besoj që mesazhi juaj do të përqohet në mbarë botën për avansimin e të drejtave të gruas, paqen dhe sigurinë”, u shpreh tutje ajo.