- Reklama -

Ministrja gjermane sot e nesër në Kosovë

Ministrja gjermane për Evropë dhe Klimë, Anna Luhrmann, pritet të arrijë sot në Kosovë dhe ka planifikuar të zhvillojë takime me përfaqësues të Qeverisë së Kosovës si dhe përfaqësues të partive opozitare.

Ajo do të qëndrojë për vizitë dyditore, më 22 dhe 23 tetor, ndërsa temë e diskutimeve do të jenë zhvillimet aktuale politike në vend, sikurse edhe klima e energjia.

- Reklama -

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ku ka treguar se në kuadër të këtij udhëtimi, ajo do të marrë pjesë edhe në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

“Në kuadër të këtij udhëtimi Dr. Luehrmann do të marrë pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, do të zhvillojë biseda bilaterale me përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me përfaqësues të partive politike opozitare, të shoqërisë civile, si dhe do të vizitojë edhe fabrikën për prodhimin e paneleve diellore, Jaha Solar Factory dhe parkun për prodhim të energjisë diellore në Obiliq”, ka thënë Ambasada gjermane për Klankosova.tv.

Sipas ambasadës, temë e diskutimeve do të jenë çështjet aktuale politike, si dhe ato për klimën dhe energjinë.

“Përmbajtjet e bisedave do të përfshijnë temat aktuale politike të spektrit të gjerë, si dhe atë të klimës dhe energjisë”, theksoi Ambasada.

Kujtojmë se kohë më parë, ministrja Luhrmann pati deklaruar se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodhë sivjet.

Gjatë ditës së djeshme, edhe ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha se BE-ja duhet ta mbajë premtimin për liberalizim të vizave, dhe se ky vendim duhet të merret shpejt. /Klankosova.tv

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort