Është bërë e ditur se Plarent Kiçmari, 16-vjeçari nga Kosova që jeton në Gjermani, arriti për herë të tretë të fitojë titullin kampion i Gjermanisë në “Breakdance”, shkruan albinfo.ch.
Vlen të theksohet se ky kompeticion është organizuar nga shoqata sportive “TAF-Germany” në Spraitbach të Landin Baden-Würtermberg dhe marrin pjesë rreth 150 kërcimtarë nga Gjermania dhe 100 të tjerë nga vende të ndryshme të botës. Kiçmari është gjithashtu edhe kandidat potencial për të përfaqësuar Gjermaninë në Lojërat Olimpike.
<div “=””>
Gara është mbajtur në përputhshmëri me rregullat anti-Covid-19.
Në kategorinë junior 2 për moshat 15 dhe 16-vjeçare, Plarent Kiçmari, djaloshi 16-vjeçar me prejardhje nga Kosova, arriti që përsëri të shpallet kampion i breakdance në Gjermani, kështu duke e mbrojtur titullin e kampionit për të tretin vit radhazi.
Për Plarentin që tanimë njihet si kampion i Gjermanisë, kanë raportuar edhe shumë gazeta regjionale në NRW dhe Baden-Wurttemberg.
Nga ana tjetër, Kiçmari është edhe kandidat potencial për të përfaqësuar Gjermaninë në Lojërat Olimpike. /Albinfo.ch