Ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm profesori universitar dhe njohësi i të drejtës, Riza Smaka. Profesori i njohur ka qenë edhe deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga viti 2008 deri në vitin 2011.
Smaka ishte anëtar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Poashtu, profesor Smaka ishte njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës./frontonline.