Sllovakia e ka çuar luftën ndaj koronavirusit në një tjetër nivel.Për një ditë i bën testin për virusin gati gjysmës së popullsisë. Më shumë se 2.5 milionë sllovakë bënë tamponin të shtunën dhe dolën pozitivë 25,850 persona.Skema, e para për një vend me madhësi sa Sllovakia, po ndiqet nga kombet e tjera duke kërkuar mënyra për të ngadalësuar përhapjen e virusit dhe për të shmangur mbingarkimin e sistemeve shëndetësore.
Ministri i mbrojtjes, Jaroslav Naď tha sot se 2.58 milionë sllovakë kishin bërë testin dhe 25,850 ose 1% rezultuan pozitivë dhe duhej të futeshin në karantinë.Vendi i BE-së ka një popullsi prej 5.5 milionësh dhe synon të testojë sa më shumë njerëz, përveç fëmijëve nën 10 vjeç.Më shumë se 40,000 mjekë dhe ekipe mbështetëse, ushtarë, policë, punonjës administrativë dhe vullnetarë ndihmuan për të administruar testet e tamponëve antigjenikë.
Testimi ishte falas dhe vullnetar, por qeveria ka thënë se do të marrë masa për ata që nuk marrin pjesë, duke përfshirë ndalimin e vajtjes së punë. Qeveria po planifikon një raund të dytë testimi fundjavën e ardhshme. Të dielën, Sllovakia raportoi 2,282 raste të reja përmes testeve PCR, duke shkuar në 59,946 infektime, pa përfshirë ato të identifikuara nga skema e re.
Sllovakia kishte relativisht pak raste në pranverë dhe verë pasi i vendosi shpejt kufizimet. Por infeksionet janë rritur javët e fundit, duke ngritur shqetësime se vendi mund të përfundojë si Republika Çeke, e cila ka shkallën më të lartë të vdekjes në dy javët e fundit, në Evropë.K.C/dritare.net