- Reklama -

Kurti takohet me kryetarin e Kuvendit të Japonisë, kërkon më shumë investime japoneze në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryetarin e Kuvendit të Japonisë, Hiroyuki Hosoda, në rezidencën zyrtare të këtij të fundit.
Takimi është realizuar gjatë vizitës dyditore të kryeministrit Kurti në Japoni, me rastin e ceremonisë lamtumirëse dhe funeralit shtetëror për ish kryeministrin, Shinzo Abe.

Në një postim në Facebook, kreu i ekzekutivit ka shkruar se kryekuvendarin e Japonisë e kanë falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë dhe kanë shprehur interesim për investime japonoze në Kosovë.

- Reklama -

“I shoqëruar nga Ministri i Financave, z. Hekuran Murati, dhe ambasadori ynë, z. Sabri Kiçmari, prezantuam të arriturat e Kosovës, e falënderuam për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë dhe shprehëm interesimin për investime japoneze në Kosovë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Me Japoninë ndajmë pikëpamje të njëjta sa i përket rrethanave gjeopolitike në botë dhe vlerave demokratike e humane andaj duhet ta shtojmë bashkëpunimin. Paraprakisht, vizitova ambasadën e Republikës së Kosovës në Tokio ku na u bashkëngjit për takim edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Gjergj Teneqexhiu”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort