Home SPORT Ministri Çeku në mbështetje te përfaqësueses së Kosovës, para ndeshjes takohet me Muriqin

Ministri Çeku në mbështetje te përfaqësueses së Kosovës, para ndeshjes takohet me Muriqin

0
Ministri Çeku në mbështetje te përfaqësueses së Kosovës, para ndeshjes takohet me Muriqin

Sonte në Belfast, përfaqësuesja e Kosovës në futboll zhvillon ndeshjen e saj të radhës kundër Irlandës së Veriut në kuadër të Ligës së Kombëve.

Për të mbështetur përfaqësuesen kosovare, në Belfast ndodhet edhe ministri MKRS, Hajrulla Çeku, i cili ka postuar një fotografi me sulmuesin e spikatur, Vedat Muriqi, duke vendosur edhe një mbishkrim sipas saj

“Me djaloshin e mëhallës sime në Prizren, Vedatin tonë të jashtëzakonshëm në fushë e modest jashtë saj, sot në Belfast, pak orë para ndeshjes me Irlandën e Veriut. Forca Kosova 🇽🇰💙”, ka shkruar ministri, Çeku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here