- Reklama -

Haskuka: Në parandalimin e virusit, rolin kyç luajmë ne qytetarët andaj t’i respektojmë masat

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në një postim në faqen e tij në facebook ka kërkuar që të gjithë t’i respektojmë masat në parandalimi e virusit. Çdonjëri nga ne kemi obligim t’i respektojmë masat. Të mbajmë maskën, të ruajmë distancën fizike dhe higjienën personale.

Te dashur qytetarë,
Tani jemi në valën e re të pandemisë COVID-19 dhe numri i të infektuarve javën e kaluar ishte më i larti që nga fillimi i pandemisë. Vetëm dje u evidentuan 337 raste të reja me COVID-19 dhe 7 qytetarë humbën jetën për shkak të virusit.

- Reklama -

Bazuar në statistikat zyrtare, Prizreni ka kaluar relativisht mirë deri më tani dhe në krahasim me komunat më të mëdha, ka më së paku të infektuar për kokë banori (5 për 1000 banorë). Por kjo duhet të na bëjë edhe më vigjilentë në respektimin e masave, ngase potenciali i përhapjes së virusit në komunën tonë është shumë i lartë.

Në parandalimin e virusit, rolin kyç luajmë ne qytatarët. Çdonjëri nga ne kemi obligim t’i respektojmë masat. Të mbajmë maskën, të ruajmë distancën fizike dhe higjienën personale.

Inspektorati dhe policia janë në detyrë 24 orë. Bizneset, sidomos ata që ofrojnë shërbime gastronomike, duhet të kujdesen për higjienën dhe që çdo punëtor të mbajë maskë.

Sipas raportimeve, reparti infektiv në QKUK tanimë është mbushur dhe sistemi ynë i shëndetësisë ka kapacitete të limituara për ofrimin e shërbimeve, andaj çdonjëri nga ne duhet të jemi aktiv që ta ruajmë shëndetin publik, ashtu që situata të mos del jashtë kontrollit.

Të mbulojmë gojën dhe hundën me maskë! 😷
Të mbajmë higjienën! 🧼
Të ruajmë distancën! 🚶🏻‍♀️ —-🚶🏻

Mytaher Haskuka

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort